Biseda me O’Brien, Joseph: Koha që presidentja Osmani të vizitojë Shtëpinë e Bardhë

02 prill 2024 | 11:06

Profesori i Universitetit, Johns Hopkins në ShBA, Edward Joseph ka komentuar bisedën e fundit në mes të presidentes Vjosa Osmani me Ndihmës Sekretarit amerikan James O’Brien.

Joseph ka vlerësuar se pas kësaj bisedë është momenti që presidentja Osmani të bëjë vizitë në Shtëpinë e Bardhë.

“Në bisedën e tyre, O’Brien dhe Osmani dërguan secili një sinjal të fortë për rreshtimin ShBA-Kosovë në çështjet kyçe. Në një moment të rëndësishëm të marrëdhënies së tyre, është koha të vendoset në tryezë një vizitë në Zyrën Ovale për Presidenten Osmani”, ka shkruar Joseph në “X”.

Presidentja Osmani ka bërë me dije se me zyrtarin e lartë amerikan kanë diskutuar për partneritetin me ShBA-në dhe hapat e mëtejmë të zbatimit të marrëveshjes së Brukselit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Investimet në infrastrukturën rrugore të Komunës së Gjilanit, po përmirësohen…