Tahiri akuzon diplomacinë për dështim: Aleatët s’po e kërkojnë më nga Serbia njohjen e Kosovës

11 prill 2024 | 11:29

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedime me Serbinë, Edita Tahiri, ka komentuar kërkesën e ndërkombëtarëve ndaj Kosovës për themelimin e Asociacion të komunave me shumicë serbe.

Ajo ka fajësuar kryeministrin Albin Kurti se pse më aleatët e Kosovës nuk po kërkojnë nga Serbia njohjen e Kosovës.

Tahiri ka shkruar në “Facebook” se kjo ka të bëjë më dështim të diplomacisë së Kosovës.

“Pse bota po kërkon Asociacionin nga Kosova ndërsa nuk po kërkon njohjen e shtetit të Kosovës nga Serbia – ky padyshim është dështim i Kurtit dhe diplomacisë sonë- mjerisht!”, ka shkruar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forcat izraelite vranë tre djemtë e liderit të Hamasit, Ismail…