Përfundon sezoni për Fernandezin

25 prill 2024 | 16:47

Mesfushori i Chelseat, Enzo Fernandez do të humbasë pjesën tjetër të sezonit për shkak të operacionit.

Argjentinasit iu desh t’i nënshtrohej një operacioni pasi ai po luante pavarësisht dhimbjeve në muajt e fundit për të ndihmuar Chelsean në momentet vendimtare të sezonit. Ai do të jetë jashtë fushës për disa javë, dhe pritet të jetë 100 për qind i gatshëm për Copa America dhe fillimin e sezonit të ardhshëm.

Mesfushori argjentinas ka zhvilluar këtë sezon 40 paraqitje në të gjitha garat, duke realizuar shtatë gola dhe duke kontribuar me tre asistime.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, paralajmëroi se Evropa po përballet…