Kuvendi më 2 maj debaton për raportin e DASh-it
29 prill 2024
| 12:55
Kuvendi i Kosovës më 2 maj do të mbajë debat parlamentar në lidhje me raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit (DASh) për vendin tonë.
Lajmin e ka bërë me dije deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
“Do të kemi seancë më dy maj ku do të diskutohet në lidhje me raportin e DASH-it dhe i cili pasohet nga votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare. Vlera e këtyre marrëveshjeve ndërkombëtare është 390 milionë euro të cilat janë pamundësuar si shkak i opozitës. Këto marrëveshje mbeten si teke e partive”, ka thënë ai.
Raporti i DASh-it për Kosovën ka vënë në pah “korrupsionin serioz qeveritar”.