Si pranoi ‘kryeministri i shpresës’ të ulej përballë ‘shkatërruesit të 20-vjeçarit’?

14 maj 2024 | 12:36

Shkruan: Ilir Gashi

Hipokrizia e një politikani është elementi thelbësor që tregon për mungesën e karakterit të tij. Kjo mungesë shpërfaqet edhe në punët e tij të përditshme si drejtues shteti.

Nëse kryetari i PDK-së, Krasniqi, pranoi të takohej me kryeministrin e Kosovës, Kurtin, kjo nuk përbën problem për Krasniqin, por për Kurtin.

Vetëm një hipokrit si Kurti mund të ulët para një pale tjetër që ai e akuzon se është pjesë e shkatërrimit 20-vjeçar të Kosovës.

Por, ne të gjithë e dimë se Kosova nuk është shkatërruar gjatë këtij 20-vjeçari pas çlirimit nga Serbia.

Edhe Kurti e din këtë, sepse ai nuk po arrin të realizojë asnjë projekt madhor kombëtar, ashtu siç ka bërë PDK me arritjet e saja.

Nëse takimi Krasniqi – Kurti nuk arrin të prodhojë asgjë, diçka është shumë e sigurt: Është shkatërruar propaganda e Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes se “këta janë shkatërruesit e vendit”.

Gjithashtu, PDK-ja ka treguar se është ballëhapur për të kaluarën e saj kombëtare, politike e qeverisëse.

Dhe në fund, e kemi fotografinë e Albin Kurtit të frikësuar thellë për të tashmen dhe të ardhmen e tij politike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kylian Mbappe u shpall lojtari më i mirë në Ligue…