Limaj prezanton aderimin e ri (foto)

15 maj 2024 | 14:57

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka njoftuar se doktor Murtez Zekolli i është bashkuar kësaj partie.

Limaj gjatë një konferencë për medie, e ka prezantuar Zekollin si personalitet me bagazh kombëtar e intelektual.

“Nisma po fuqizohet me personalitete të fuqishme. Sot para jush paraqesim dekorin e shkencave juridike, Murtez Zekollit”, ka thënë Limaj.

Vlen të theksohet se tashmë veç pritet të fillojnë diskutimet për një datë të mundshme të mbajtjes së zgjedhjeve.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ish-kryenegociatarja e dialogut, Edita Tahiri, ka kërkuar nga kryeministri Albin…