Katër medalje të fituara nga kikboksierët e Kosovës

17 maj 2024 | 23:42

Federata e Kickbox-it të Kosovës është duke marrë pjesë në Kampionati Mediterane dhe Kupën Botërore, ku janë pjesëmarrëse ma shumë se 50 shtete dhe mbi 4000 mijë sportista dhe kik-boksiera.

Kosova deri tash i ka siguruar katër medalje në këtë garë dhe ka 13 garuesë dhe ma vonë do të garojnë sportistët tjerë.

Fatmir Makolli, president i Federatës së Kick-Box-it, konfirmoi se deri me tash kanë fituar katër medalje.
“Federata e Kick-box-it të Kosovës, është duke marrë pjesë në Kampionatin e Mediteranit dhe Kupën Botërore, ku janë pjesëmarrës më shumë se 50 shtete dhe mbi 4000 sportistë dhe kick boksierë.
Shteti ynë deri me tash i ka siguruar 4 medalje në këtë garë. I kemi 13 garues dhe më vonë kemi edhe meçe tjera.
Konkurrenca është e madhe dhe presim nga garuesit tanë edhe tjera medalje”, ka bërë të ditur Makolli.

Dihet që konkurrenca është e madhe, por pritet edhe nga garuesit e tjerë të rrëmbejnë medalje.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Talat Xhaferi, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, priti në kabinetin…