Limaj: Dialogu të kulmojë me njohje reciproke

25 shtator 2018 | 14:42

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka pritur në një takim njohës ambasadoren e re të Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck Ahliny.

Gjatë takimit, Limaj ka njoftuar diplomaten suedeze për qëndrimin e Qeverisë së Kosovës në raport me dialogun Kosovë-Serbi.

Në këtë kontekst, Limaj ka thënë se dialogu është i paalternativë.

“Është në interesin e dy vendeve që në fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi të arrihet ujdia për mbylljen e temave të hapura dhe ky proces të kulmojë me njohjen reciproke mes dy vendeve. E falënderova ambasadoren për ndihmën e vazhdueshme që shteti mik suedez po i jep Kosovës duke e ftuar për thellim të bashkëpunimit në të gjitha fushat mes dy vendeve”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani I dashur popull shqiptar, ke përballuar dhe shpartalluar…