Hajnat e rrahin shoferin e kamionit nga Mali i Zi, ia vjedhin naftën

12 gusht 2024 | 10:22

Një shtetas i Malit të Zi ka njoftuar policinë se dy persona të panjohur ia kanë vjedhur naftën nga mauna që ishte duke e drejtuar, dhe më pas edhe e kanë rrahur.

Policia ka bërë të ditur se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe për këtë është dërguar për trajtim mjekësor.

Të dyshuarit pas veprës penale janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë.

“VJEDHJE GRABITQARE- Fsh. Bibaj, Ferizaj / 11.08.2024 – 02:50. Viktima mashkull shtetas i Malit të Zi ka njoftuar policinë se dy persona të panjohur i kanë vjedhur naftë nga mauna që ishte duke e drejtuar, po ashtu të dyshuarit e kanë sulmuar fizikisht duke i shkaktuar edhe lëndime trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas kryerjes së veprës janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë. Lidhur me rasti është njoftuar prokurori. Rasti në hetime.”, thuhet në raport.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Pjesë të një rajoni të dytë rus po evakuohen mëngjesin…