Paga minimale rritet në 350 euro

28 gusht 2024 | 11:10

Qeveria e Kosovës ka vendosur që paga minimale të rritet në 350 euro bruto.

Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të Qeverisë.

“Paga minimale e re bëhet 350 euro/muaj”, ka shkruar në “Facebook” ministri i Financave, Hekuran Murati.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se sot pas 13 vjetësh po e bëjnë ndryshimin, duke unifikuar pagën minimale për të gjitha grupmoshat pa diskriminim.

“Niveli i ri i pagës minimale do të jetë dy euro për orë pune të rregullt, apo 350 euro bruto në muaj  për punë me orar të plotë. Kjo pagë minimale e re do të prekë mbi 150 mijë të punësuar të cilët punojnë me paga më të ulëta se 350 euro në muaj”, deklaroi Kurti sot gjatë mbledhjes së qeverisë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se niveli i…