Rusia fillon kundërsulmin në Kursk

12 shtator 2024 | 15:02

Presidenti Volodymyr Zelensky tha sot se ushtria ruse ka filluar një kundërofensivë në rajonin perëndimor të Kursk, ku Kievi filloi një pushtim të madh muajin e kaluar.

Ukraina ka raportuar se kontrollojnë pothuajse 1300 kilometra katrorë. Komandanti i Forcave të Armatosura të Ukrainës, Oleksandr Syrskyi, njoftoi se forcat e Kievit janë ende duke avancuar në Kursk dhe deri më tani kontrollojnë 1294 km2.

Ndërkohë, presidenti Volodymyr Zelensky e ka hedhur poshtë nismën e paqes Kinë-Brazil për luftën në Ukrainë, duke e cilësuar “katastrofike”.

Kina dhe Brazili bënë thirrje për një konferencë ndërkombëtare të paqes që do të mbahet në maj, e njohur nga Rusia dhe Kina, me pjesëmarrje të barabartë të të gjitha palëve, si dhe një diskutim të drejtë të të gjitha planeve të paqes.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Koreja e Veriut ka shkrepur shumë raketa balistike, me rreze…