Harris prin në Pensilvani dhe Michigan, Trump në Karolinën e Veriut dhe Xhorxhia

06 nëntor 2024 | 03:07

Në disa prej shteteve kyçe ka nisur numërimi i votave, ku rezultatet e tyre pritet të jenë vendimtare në rezultatin e zgjedhjeve presidenciale.

Donald Trump mban një epërsi të ngushtë në Karolinën e Veriut, duke marrë 51% të votave deri më tani kundrejt Harrisit me 47%.

Megjithatë, kjo epërsi e hershme është ende e lëkundshme pasi vetëm një pjesë e votave janë numëruar dhe diferencat mund të ndryshojnë me kthime shtesë.

Në Xhorxhia, gara mbetet e fortë, me Trump që gjithashtu mbanë një epërsi të lehtë.

Michigan, një tjetër shtet kyç, është gjithashtu në fazat e hershme të numërimit, me vetëm rreth 2% të votave të numëruar.

Harris aktualisht mban epersinë në këtë shtet.

Megjithatë, në qendër të vëmendjes mbetet Pensilvania, e cilësuar si një nga shtetet më kritike në këto zgjedhje.

Me 15 për qind të votave të numëruara, Harris prin me 65 për qind të votave.

Me numrin e saj të madh elektoral, Pensilvania mund të përcaktojë rezultatin e përgjithshëm.

Megjithatë, përqindjet fillestare mund të pasqyrojën fletëvotimet e hershme me postë, të cilat ndërsa numërohen mund të ndryshojnë rezultatet me shpejtësi.

Në nivel të përgjithshëm, Trump ka 101 vota elektorale, ndërkaq Harris 71.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Votat e zgjedhjeve presidenciale në SHBA janë duke u numëruar…