Korenica përgënjeshtron Kurtin: Ajo çfarë tha dje në Kuvend nuk qëndron

12 nëntor 2024 | 08:37

Një muaj më parë deputetët Eman Rrahmani e Visar Korenica u larguan nga Lëvizja Vetëvendosje për t’iu bashkuar koalicionit “Lista për Familjen”.

Kjo për shkak të disa qëndrimeve tjera që këta të fundit i patën.

Korenica komentoi deklaratën kryeministrit Kurti dje në Kuvend, të lidhur me “buxhetin për familje” tha se një gjë e tillë nuk qëndron.

“Nuk besoj që qëndron ajo duke e pas parasysh që brenda Kuvendit të Republikës së Kosovës kanë sjell ligje që cenojnë familjen në bërthamë. Duke filluar prej Kodit Civil, feritilizmit e shumë e shumë angazhime tjera të bëra në dëm të familjes”, tha Korenica.

E derisa deputeti Korenica po fliste mbi ndryshimet, që sipas tij janë negative foli edhe për ndryshimet në kurrikulat arsimore.

“Një shumë e madhe e mjeteve shkojnë për kurrikulat arsimore, të cilat ndikojnë negativisht në edukimin e fëmijëve tanë. Kurrikulat tona arsimore orientojnë fëmijët tanë të shikojnë pornografi fatkeqësisht. Kurrikulat tona arsimore ndikojnë në shkatërrimin moral të fëmijëve tanë”, shtoi ai.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se inkursioni i ushtrisë…