Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës ka takuar dje përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar

20 nëntor 2024 | 14:47

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, z.Ilir Murtezaj ka pritur në takim stafin e Zyrёs Qendrore tё Departamentit pёÇështje Fiskale të Fondit Monetar Ndërkombëtar znj.Debra Adams, z.Frank van Brunschot dhe z.Jim Sorensen, me të cilët  diskutuan arritjet e ATK-së në proceset tatimore gjatë dy viteve të fundit dhe perspektivat për bashkëpunim në fusha specifike.

Gjatë takimit, drejtori Murtezaj i njoftoi pjesëmarrësit me progresin e arritur në ATK, duke përmendur reformat e zbatuara për përmirësimin e administrimit tatimor, rritjen e transparencës, dhe përmirësimin e mbledhjes së të hyrave. Ndër pikat kryesore u theksua edhe rritja e efikasitetit në zbatimin e kontrolleve tatimore dhe mbështetja për bizneset në përmbushjen e obligimeve të tyre tatimore.

Përfaqësuesit e FMN-së përgëzuan ATK-në për angazhimin dhe rezultatet konkrete të arritura, duke nënvizuar rëndësinë e një administrate tatimore efektive në zhvillimin ekonomik të vendit. Ata shprehën gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen në fushat kyçe.

Misioni i FMN-së në Kosovë do të qëndroj në ATK për disa ditë, ku do të takojnë drejtues të departamenteve të institucionit.               

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milazim Krasniqi, profesor universitar, ka komentuar takimet e fundit të…