Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna

24 nëntor 2024 | 08:56

Rojat kufitare të Ukrainës të njohur si Brigada Pomsta, ka arritur të shkatërroj pajisjet dhe depot e municionit të forcave ruse.

Këtë e kanë konfirmuar edhe me postimin e videos nga aksioni i realizuar një ditë më parë.

“Gjatë dy ditëve të fundit, në rajonin Kreminna dhe Serebrianske, pajisjet e armikut dhe autoblindat janë shkatërruar”, u tha nga Pomsta.

Një depo municioni u dogj së bashku me strukturën përforcuese, që pushtuesit arritën ta ndërtonin”, theksuan ndër tjera ukrainasit.

Ndryshe ushtria ukrainase ka marrë dritën e gjelbër nga presidenti amerikan Joe Biden, për të përdorur raketat me rreze të gjatë veprimi për të goditur në territorin rus.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Një burrë ka vdekur dhe 10 persona, përfshirë pesë fëmijë,…