Lekaj mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të programit “LIMAK ASI” në Stamboll

10 tetor 2018 | 15:13

Ministri i Infrastrukturës ,Pal Lekaj, mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të studentëve nga Kosova, gjenerata e IV që kanë diplomuar në programin “LIMAK ASI” në Stamboll.

Me këtë rast Lekaj shprehi mirënjohje për konsorciumin Limak, që të njëjtëve do t’ju ofrojë mundësi punësimi në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Image may contain: 10 people, hat, glasses and suit

Postimi i plotë i Lekajt në profilin e vet në “Facebook”:

Kënaqësi që sot pata rastin t’i uroja studentët nga Kosova, gjenerata e IV, që kanë diplomuar në programin “LIMAK ASI” në Stamboll.

Duke i përgëzuar studentët tonë për profesionalizmin që kanë treguar gjatë shkollimit të tyre, shpreha mirënjohjen e shtetit tonë për konsorciumin Limak, që të njëjtëve do t’ju ofrojë mundësi punësimi në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Po ashtu, u ndjeva mjaft i nderuar për mirënjohjet që pranova në emër të shtetit të Kosovës, nga konsorciumi Limak dhe Universiteti Bogaziçi.

Kosova po përgatitet çdo ditë e më shumë që të ketë të gjitha institucionet e saj të kompletuara, e në këtë rast edhe kuadrot që do të shërbejnë në fushën e aviacionit civil.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Karriera e Gianluigi Buffonit mund të zgjasë edhe 10 vjet…