Edita Tahiri: Cooperit i thash s’lejoj të diskutohet për veriun
Ish-shefja e bisedimeve me Serbinë, Edita Tahiri, ka shprehur keqardhje për, siç e quajti ajo, “devijimin e procesit” duke i referuar diskutimit për ndryshimin e kufijve në kuadër të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Në një intervistë në “Zona B”, Tahiri, ka rrëfyer edhe për tendencën për diskutimin e temës se kufijve gjatë kohës sa ishte në krye të negociatave.
“Në fillim të dialogut kam vërejtur tendenca per diskutimin e kësaj teme, madje edhe prej vetë Cooper-it, por edhe Stefanoviqi e ka përmend këtë temë korridoreve. Unë i pata thënë thënë ‘këtu po e përmendë por jo në tavolinë se mbyllet ky dialog”.
Tahiri gjithashtu ka bërë të ditur diskutimin që kishte me diplomatin evropian Robert Cooper.
“Robert Cooper ia kam thënë se veriu nuk ekziston. Në Kosovë ka qytetarë që manipulohen po toka është e Kosovës, është tokë shqiptare. I kam thënë, nëse ke hy të jesh ndërmjetësues për paqe, me këtë qasje ti do të bësh luftra”.
“Ia kam përmend Badinterin. Badinteri me komisionin e vet ka bërë planin për zhbërjen, por pas planit u bënë katër luftra në Ballkan dhe më s’ka dashur të dëgjojë për këtë”.
“I thash kujdes Robert Cooperit, unë vertetë jam kryenegociatore por nuk lejoj të ndodh kjo. Ia përmenda shembullin e Irlandës, i thash ajo u pavarësua por i shkoi veriu”.