Gjykata Kushtetuese në Maqedoni të Veriut merr vendim për Ligjin për gjuhën shqipe
11 dhjetor 2024
| 10:50
Gjykata Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut ka vendosur të ketë seancë përgatitore, në të cilën, ekspertë profesorë, por edhe parti politike, të marrin pjesë në debat, ku gjithkush do t’i paraqiste argumentet e tij në lidhje me kontestimin e Ligjit për gjuhët.
Ky propozim ka dalë nga gjykatësja kushtetuese, Elizabeta Dukovska, e cila është përgjegjëse për lëndën.
E vetmja që ishte kundër kësaj, ishte gjykatësja Dobrilla Kacarska, e cila ka thënë se Gjykata Kushtetuese është ajo që duhet të sjell vendim për diçka, nëse diçka është apo jo kushtetuese.



