Arrestohen dy persona të armatosur në Rrugën B në Prishtinë

17 dhjetor 2024 | 23:09

Dy persona të armatosur janë arrestuar sonte në rrugën B në Prishtinë.

Fillimisht një veturë nuk u ishte bindur urdhrave të Policisë për t’u ndalur. Të dyshuarit tentuan t’i largohen Policisë.

Siç merr vesh gazeta online Reporteri.net atyre u janë gjetur dy armë zjarri.

Po ashtu merret vesh që edhe një tjetër i dyshuar ka arritur t’i ikë Policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Më 17 Dhjetor 2024, Përparim Rama, Kryetari i…