Deputeti i pushtetit për kryetaren e Kushtetueses: Ajo është në shërbim të privatit

18 dhjetor 2024 | 08:20

Deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj, e ka sulmuar rëndë kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka-Nimani, pas një interviste që kjo e pati në Klan Kosova.

Rexhaj fillimisht ka thënë se Caka-Nimani si gjyqtare e shtetit, në vend të Klan Kosovës, do të duhej të shkonte në RTK.

Tutje ai ka shkruar se gjyqtarja gjithë mandatin e ka pasur në shërbim të privatit.

“Gresa Caka në vend se të shkojë në RTK publik si gjyqtare e shtetit shkon në Klan privat. Kështu e ka pasur gjithë mandatin, në shërbim të privatit. Tash ka mbetur vetëm edhe të nis ta përfaqësojë Devollin kundër Telekomit”, ka shkruar Rexhaj në Facebook.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Dhomat e Specializuara sot mbahet seancë gjyqësore për rastin…