Shala i PDK-së flet për kohën e ilegalitetit dhe përgatitjet për luftën çlirimtare (video)

19 dhjetor 2024 | 18:47

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe ish-eprori i lartë i UÇK-së, Ferat Shala, nëpërmjet një videoje ka rrefyer për jetën e tij në ilegalitet dhe për përgatitjet për luftën e UÇK-së.

Shala, i cili është kandidat për deputet nga PDK-ja për zgjedhjet e 9 shkurtit me numrin 16, ka vlerësuar se vitet e ilegalitetit kanë qenë të vështira, por shkollë për t’u përgatitur për luftën çlirimtare.

“Vitet e ilegalitetit kanë qenë të vështira, por kanë qenë shkollë për t’u përgatitur për luftën për liri”, ka shkruar Shala në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
22 organizata nga komuniteti shqiptaro-amerikan kanë publikuar një qëndrim të…