Reçica në Viti: PDK-ja mbetet e përkushtuar për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për çdo qytetar
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Elmi Reçica së bashku me Rashit Qalajn, kanë vizituar të dielën strukturat e kësaj partie në Viti.
Reçica ka thënë se PDK-ja mbetet e përkushtuar për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për çdo qytetar.
“Sot së bashku me kolegun Rashit Qalaj zhvilluam një takim të frytshëm me strukturat e PDK-së në Viti, me kryetarin dhe shefin e shtabit të degës Bekim Azizi dhe kandidatët për deputetë Taulant Haxhiu, Arbianë Xhemajli dhe Sylejman Berisha. Diskutuam për vizionin tonë të përbashkët për zhvillimin ekonomik të Kosovës, nën udhëheqjen e kandidatit tonë për kryeministër, Bedri Hamza. Me një plan të qartë për rritje ekonomike, hapje të vendeve të reja të punës dhe mbështetje për sektorin privat, PDK mbetet e përkushtuar për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për çdo qytetar të Vitisë dhe të Kosovës. Bashkë drejt fitores!”, ka shkruar Reçica në “Facebook”.



