51-shi i PDK, Petrit Hajdari: PDK është forca që garanton stabilitet dhe zhvillim për Kosovën
Petrit Hajdari, kandidat nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), garon për një vend në Kuvendin e Republikës së Kosovës në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Në një postim në Facebook, Hajdari theksoi se PDK-ja është forcë politike që mbështet guximin, vlerat kombëtare dhe progresin e vendit. Ai u shpreh se angazhimi i tij është të jetë përfaqësues i qytetarëve në Kuvend dhe të kontribuojë në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për Kosovën.
“Si pjesë e ekipit të PDK-së, angazhimi im është i qartë: të jem përfaqesuesi juaj në Kuvendin e Republikës se Kosovës, të mbroj interesat tuaja dhe të kontribuoj në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për të gjithë”, ka thënë ndër tjerasha ai.
Tutje, ka thënë se Kosova mundet më mirë, duke shtuar se kjo është më shumë se një slogan – një angazhim për një Kosovë më të drejtë.
“Kosova mundet ma mirë! është më shumë se një slogan. Është një angazhim për një Kosovë më të drejtë, më të zhvilluar dhe më të begatë. Vota juaj për numrin 131 dhe për mua si kandidat me numrin 51 do të jetë një hap drejt këtij vizioni”, ka thënë ai.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Partia Demokratike e Kosovës do të garojë me numrin 131 në zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit. Kjo është një mundësi historike për të treguar fuqinë tonë dhe për të ndërtuar një Kosovë që të gjithë e meritojmë.
Kandidatura ime vjen si rezultat i kërkesës tuaj të sinqertë dhe mbështetjes së fuqishme nga kryetari Memli Krasniqi dhe kryeministri i ardhshëm Bedri Hamza. Ky është një nder i madh për mua, por edhe një përgjegjësi që e pranoj me përkushtim dhe vendosmëri për të përfaqësuar interesat tuaja.
Jam i vetëdijshëm për pritjet dhe sfidat që kemi përpara. Por dua t’ju siguroj se PDK është këtu për të marrë përgjegjësi, jo për t’iu shmangur atyre. Ne jemi forca që garanton stabilitet, zhvillim ekonomik dhe përmirësimin e jetës së përditshme të secilit qytetar.
Pse PDK?
Sepse PDK është partia e guximit, e vlerave kombëtare dhe e progresit. Kemi dëshmuar se dimë të qeverisim me vizion dhe rezultate konkrete. Kosova sot ka nevojë për një lidership të fortë, të përkushtuar dhe të aftë për të sjellë ndryshimin që dëshironi dhe meritoni.
Si pjesë e ekipit të PDK-së, angazhimi im është i qartë: të jem përfaqesuesi juaj në Kuvendin e Republikës se Kosovës, të mbroj interesat tuaja dhe të kontribuoj në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për të gjithë.
Kosova mundet ma mirë! është më shumë se një slogan. Është një angazhim për një Kosovë më të drejtë, më të zhvilluar dhe më të begatë. Vota juaj për numrin 131 dhe për mua si kandidat me numrin 51 do të jetë një hap drejt këtij vizioni.
Së bashku, mund t’i arrijmë qëllimet tona. Vota juaj më nderon, më obligon dhe më jep forcë për të bërë ndryshimin që të gjithë dëshirojmë.
#PDK 131
#BedriHamzaKryeministër
#memlikrasinqi2
#petrithajdari51



