Kurti refuzon urdhrin për të shkuar në prokurori? Një njoftim thotë se ai nesër në orën 10:00 do të jetë në Gjilan

03 mars 2025 | 15:24

Kryeministri Albin Kurti do të shkojë nesër (e martë) në Gjilan për vendosjen e gurthemelit të një çerdheje të re, sipas një ftese që Ministria e Arsimit ua ka dërguar sot (e hënë) medieve.

Sipas këtij njoftimi, shefi i qeverisë, së bashku me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni do të jenë në këtë ngjarje në orën 10:00.

“Vendosja e gurëthemelit bëhet nesër, më 04 mars 2025, në ora 10:00, në lagjen ‘Livadhet e Arapit’ në Gjilan”, është thënë në njoftim.

Pikërisht të martën në 10:00, Kurti është urdhëruar nga Gjykata Themelore e Prishtinës që të paraqitet në Prokurorinë Speciale për ta dhënë dëshminë në cilësinë e dëshmitarit, në rastin e dyshimeve për keqpërdorimet me rezervat shtetërore.

Kurti paraprakisht ka refuzuar tri ftesa të Prokurorisë Speciale për intervistim.

No description available.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryeministri Albin Kurti së bashku me zëvendësministren e Kulturës, Rinisë…