Hasani e Zogaj bëjnë homazhe në Prekaz dhe vendosin lule te busti i Salë e Hamit Jasharit

05 mars 2025 | 12:12

Ish-ambasadori i Kosovës, e deputeti në ardhje, Nait Hasani, së bashku me Bislim Zogajn e Sadik Zeqirin kanë bërë homazhe në Prekaz, në kuadër të fillimit të Ditëve të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në fillimin e Ditëve të Epopesë së UÇK-së, që fillon nga sot, 5, 6, 7 mars janë bërë homazhe në Prekaz, duke nderuar sakrificën e komandantit legjendar Adem Jashari, familjes së tij dhe të gjithë dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e Kosovës. Pas nderimeve dhe vendosjes së luleve të varri i Adem Jasharit, Nait Hasani së bashku me Bislim Zogajn e Sadik Zeqirin kanë vendosur lule edhe të busti Hamit Jasharit dhe nënës Salë Jashari.
5, 6, 7 marsi janë Ditët e Epopesë së UÇK-së shënojnë një nga periudhat më të rëndësishme të historisë së luftës për liri në Kosovë, duke kujtuar sakrificën e familjes Jashari në Prekazin heroik dhe të gjithë atyre që dhanë jetën për pavarësinë e vendit.

May be an image of 6 people, the Tomb of the Unknown Soldier and text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vijon momenti i mirë në NBA për ekipin e Lakersave,…