Naser Hafizit i është zëvendësuar paraburgimi me arrest shtëpiak
07 mars 2025
| 15:09
Gjykata Themelore në Prishtinë ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Speciale (PSRK) për zëvendësimin e masës së paraburgimit me arrest shtëpiak ndaj të pandehurit Naser Hafizi.
Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, ka konfirmuar se masa e arrestit shtëpiak ndaj Hafizit mbetet në fuqi deri më 6 prill 2025.
Dje avokati i tij, Ahmet Tahiri, shtoi se “epilogu përfundimtar i këtij procesi gjyqësor do të jetë pafajësia e tij”.
“Sot, drejtësia vendosi që ta lirojë Naser Hafizin nga masa e paraburgimit sipas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Si avokat i tij, jam i bindur që edhe epilogu përfundimtar i këtij procesi gjyqësor do të jetë pafajësia e tij,” ka shkruar Tahiri në Facebook. /BetimiPërDrejtësi



