Kryetari i Skenderajt: Lamtumirë, Baci Haxhi!
16 mars 2025
| 23:50
Për vdekjen e babait të ish presidentit Hashim Thaçi ka shkruar edhe kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura.
Ai ka ngushëlluar familjen Thaçi dhe të gjithë të tjerëve që u prekën nga ky lajm morti.
“Lamtumirë, Baci Haxhi!
Me pikëllim të thellë morëm lajmin e kobshëm, për vdekjen e babait të Presidentit Hashim Thaçi, Baci Haxhi, që iku nga kjo botë me mërzi të madhe.
Ngushëllimet më të sinqerta Familjes Thaçi dhe të gjithë të tjerëve që u prekën nga ky lajm morti!”, ka shkruar në Facebook Fadil Nura.



