Hoti kërkon ndryshim lidershipi në LDK – Veliu reagon ashpër: “Një familje politike po shkon në theqafje”
Pas rezultatit zgjedhor të 9 shkurtit, deputeti i LDK-së Avdullah Hoti, ka kërkuar ndryshim të lidershipit në parti.
Pas kësaj deklarate ka patur reagime të shumta nga ky subjekt politik.
Në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe ish-deputeti i kësaj partie, Agim Veliu.
Veliu thotë në reagimin e tij se është për ‘keqardhje të detyrojnë apo të vetëdetyrohesh për t’ia mbajtur ison shefit që po e dërgon në theqafje një familje të madhe politike’
“Të jeshë i pafuqishëm të ndryshosh gjendjen në shtëpinë politike, ku kryefamiljari (kryetari) të ka afruar formalisht “afër” vetës nuk është edhe shumë tragjike.Është për keqardhje të detyrojnë, apo të vetëdetyrohesh për t’ia mbajtur ison shefit dhe të dalësh publikisht e ta mbrosh “liderin” që po e dërgon në theqafje një familje të madhe politike, që për 35 vite ishte shembull i demokracisë dhe meritokracisë” shkruan Veliu.
Reagimi i plotë:
Të jeshë i pafuqishëm të ndryshosh gjendjen në shtëpinë politike, ku kryefamiljari (kryetari) të ka afruar formalisht “afër” vetës nuk është edhe shumë tragjike.
Është për keqardhje të detyrojnë, apo të vetëdetyrohesh për t’ia mbajtur ison shefit dhe të dalësh publikisht e ta mbrosh “liderin” që po e dërgon në theqafje një familje të madhe politike, që për 35 vite ishte shembull i demokracisë dhe meritokracisë.



