Shefi i NATO-s: I kërkova Vuçiqit llogaridhënie për sulmin në Banjskë

02 prill 2025 | 16:51

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë që situata e sigurisë në Kosovë është shumë e rëndësishme për ta, teksa ritheksoi se kanë kërkuar nga serbët të punojnë për llogaridhënie për sulmin në Banjskë.

“Nuk e bëra një lidhje direkte me situatën në Kosovë, sepse mendoj se KFOR-i është i rëndësishëm, forcat e BE-së në Bosnje dhe Hercegovinë janë të rëndësishme, ato punojnë ngushtë së bashku, prandaj situata e sigurisë në Kosovë është shumë e rëndësishme për ne”.

“Duhet të sigurohemi që stabiliteti i arritur që nga viti 1999 të vazhdojë. Sa u përket ngjarjeve në Banjskë dhe sulmit ndaj forcave të NATO-s në vitin 2023, serbët duhet të punojnë për të mbajtur përgjegjësi”.

“Kjo ishte tema e diskutimit tonë me presidentin Vuçiq në telefon, si dhe gjatë darkës që kishim në Bruksel dy javë më parë”, ka thënë Rutte në një konferencë për medie.

 

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ylli i ri i futbollit, Lamine Yamal, ka zbuluar golin…