Deputeti i LV-së: Më 15 prill votohet edhe qeveria, Kurti do të jetë kryeministër, Konjufca kryeparlamentar

07 prill 2025 | 11:20

Nga Lëvizja Vetëvendosje, nuk duket edhe aq e vështirë formimi institucioneve të reja.

Madje nga kjo parti kanë thënë se janë të sigurt se më 15 prill 2025 përfundon gjithçka sa i përket formimit të institucioneve të reja.

Deputeti i LV-së, Halil Thaçi është shprehur i bindur se më 15 prill ditën kur do të mbahet seanca konstitutive do të bëhet edhe votimi i qeverisë së re. “Sigurisht që kryeministër do të jetë Kurti dhe qeverinë e krijon Kurti”, ka thënë ai për “FO”.

Përveç emrit të kryeministrit, deputeti i LV-së ka treguar edhe emrin e kryeparlamentarit, emër ky që është diskutuar shumë ditëve të fundit në medie.

Thaçi ka thënë se kryeparlamentar do të jete serish Glauk Konjufca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Humbja e dytë radhazi për kryesuesit e Oklahoma, që u…