
A B A Z I
1.
“Abazi”
Është e pabesueshme, por sonte,
besoj te pavdekësia e tmerrshme e një njeriu,
ai do të jetë edhe kur qielli do të ndërrojë
trajtat e tij,
do të jetë pjesë e historisë për veprën e papërfytyrueshme,
si njeriu që pa lirinë,kur askush nuk e shihte,
për udhëtimin drejt vdekjes si shenjë jete,
për rrugët pa trajtë që i deshi çmendurisht,
për botën që qepi pas vetes,
për njeriun që deshi të qëndronte i panjohur
dhe është gjithkush…
me hapa të ngadaltë ai ndërtoi
të pa imagjinueshmen…
Bedri Zenel Islami
20 Qershor 2022
E pergaditit për botim,
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 8 Korrik 2022!
P.S: Bedri Zenel Islami, për shokun, bashkëveprimtarin, bashkëluftëtarin e Mikun e Tij të madh, Udhëheqësin e popullit shqiptar Ali Ahmeti!
ABAZI, është Pseudonimi i Ali Ahmetit, Pseudonimi me i madh shqiptar i shekujve, në luftën për liri e çlirim të popullit shqiptar në ish-Jugosllavi!