A di kush të tregojë sa kohë i duhet ujësjellësit ta rregullojë çështjen e ujit

28 tetor 2023 | 15:20

Uji që përpunohet nga Liqeni i Badocit nuk mund të përdoret për pije prej 19 tetorit, për shkak të sasisë së madhe të detektuar të elementit kimik mangan.

Nga fabrika e ujit në Liqenin e Badocit furnizohen qytetarët e pjesës më të madhe të Prishtinës dhe të komunave dhe fshatrave përreth.

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Myzejene Selmani, ka reaguar duke theksuar se a di kush të tregojë sa kohë i duhet ujësjellësit ta rregullojë çështjen e ujit.

Ajo thotë se në këtë krizë ekonomike, qytetari tash duhet të blejë edhe ujë për ushqim.

“O njerëz të mirë a jeni gjendje me kuptu që këtë krizë i çmend njerzit që ujin e marketeve ta përdorinë për përgatitje të ushqimit. A ka dikush me tregu çka po ndodh. E rregullojmë për fund kësaj jave? Tash akoma duke sjell ujë rrugëve si me qenë kohë lufte. Dikush ja duhet me tregu çka po ndodh apo duhet të jep dorëheqje menaxhmenti. Në këtë krizë, qyetari duhet edhe ujë me ble për me përgatit ushqimin…”, ka shkruar në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çështja e automjeteve me targa ilegale të lëshuara nga Serbia…