A do të bëhet PDK-ja pjesë e qeverisë, tregon Hoxhaj

14 tetor 2020 | 22:22

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, deputeti, Enver Hoxhaj, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se ende nuk është opsion real futja në Qeveri e PDK-së.  

“Si parti nuk kemi dilemë që a të jemi në qeveri apo jo. Deri më tash nuk është diskutuar në strukturat e partisë. Dhe asnjëherë unë me ndonjërin prej zyrtarëve të lartë nuk e kemi diskutuar. Nuk ka qenë temë deri më tash”, ka thënë ai.

“Perceptimi se Gjykata Speciale mund të veprojë ka shtuar presionin mbi ne. Kjo deklarata e Gjykatës Speciale ka krijuar një presupozim se për shkak të kësaj gjykate nuk do të marrim ndonjë vendim. Së dyti, sjellja jon politike ka qenë tipike prej vitit 2004-2007. PDK-ja nuk është kundër shtetit, por bën opozitë konstruktive. Nuk futemi në qeveri për t’i bërë numrat”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës është duke e dominuar ndeshjen ndaj Greqisë,…