A do të jetë bashkëshorti i saj me të në premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë”, Olta Gixhari: Dori u bë tym…

22 shtator 2023 | 12:43

Olta Gixhari është një nga aktoret më të dashura për publikun shqiptar.

Ajo është një nga aktoret më të dashura për publikun shqiptar, e cila herë pas here merr vëmendjen e të gjithëve me daljet e saj publike apo me postimet që bën në rrjetet sociale.

Është fjala për Olta Gixharin, e cila së fundmi ka bërë një ‘Ask’ në “Instastory”, ku ndjekësit i kanë drejtuar pyetje të ndryshme e disa prej tyre aktorja u është përgjigjur.

E pyetur nëse bashkëshorti i saj do të jetë me të në premierat e filmit, Olta u përgjigj:

“Nuk besoj se do të jetë në premier sepse nuk do të jetë fytyrë publike po përpiqemi shumë për këtë vetëm kur e shofim veten çift viral nëpër aeroporte unë qesh por Dori u bë tym…”.

Tashmë, “Në kuadër të dashurisë” është më afër se kurrë. Traileri zyrtar do të shfaqet këtë javë dhe po ashtu do të dalin në shitje biletat për të ndjekur filmin në sallat e kinemasë. Pra, tregohuni të vëmendshëm!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Talentet e sportit që kanë lindur dhe jetojnë jashtë Shqipërisë…