
A do të ketë formim të qeverisë së re? Kurti nuk përgjigjet as pas tetë muajsh që nga mbajtja e zgjedhjeve
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka pranuar të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve nëse partia e tij, Vetëvendosje ka zhvilluar takime me partitë e tjera për të siguruar votat për formimin e qeverisë.
Ai ka thënë se gjinden në Poliklinikë Specialistike në Podujevë, duke mos u përgjigjur për pyetjen konkrete.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit pritet në fund të muajit shtator.
Deri atëherë, gjykata ka vendosur masë të përkohshme, përmes së cilës ua ndalon deputetëve të ndërmarrin veprime si dhe ndalon zhvillimin e ndonjë procedure për formimin e qeverisë së re të Kosovës.
Kjo masë është në fuqi nga 5 deri më 30 shtator dhe është vendosur nga Kushtetuesja njëzëri, ex officio dhe mbi bazën e kërkesës së deputetëve të Listës Serbe.
Gjykata Kushtetuese ka njoftuar se e ka pranuar kërkesën për masë të përkohshme, sepse ajo i shërben “evitimit të rreziqeve ose dëmeve të pariparueshme” dhe është në “interes publik”.