A do të ketë vërshime sivjet në Kosovë? Flet njohësi i emergjencave

24 janar 2019 | 13:45

Njohësi i çështjeve të emergjencave dhe bashkëthemeluesi i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC), Tahir Ahmeti,  ka thënë se vendi mund të përballet me vërshime sikurse në vitet e kaluara.

Ai ka thënë se si masë parandaluese e vërshimeve është rregullimi i shtretërve të lumenjve.

“Tani kur jemi në muajt në të cilët kemi reshje atmosferike më të shpeshta dhe më të dendura, si dhe duke u bazuar edhe në vitet paraprake, vërshimet e shpejta janë shumë të mundshme në vendin tonë. Institucionet përgjegjëse në Kosovë, si ato qendrore ashtu edhe ato lokale, varësisht prej përgjegjësive që kanë, duhet që me kohë të marrin masat e duhura preventive, dhe jo të presin përkeqësimin e motit dhe të reshurat atmosferike që shkaktojnë vërshime, siç ka ndodh pothuajse çdo vit, tek pastaj të reagojnë”.

“Si masë parandaluese për një ndër shkaktarët kryesorë të vërshimeve thuajse të përvjetshme në disa lokalitete në Kosovë, (që veç është dashtë të ndërmerret deri me tani), është edhe rregullimi i shtretërve të lumenjve, kanaleve kulluese apo prrockave, në mënyrë që të pengohet dalja e ujit nga shtretërit dhe shkaktimi i përmbytjeve”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Hekuran Kryeziu, në…