A do të luajë në Botërorin 2030? Messi jep përgjigjen
Fituesi i tetëfishtë i Topit të Artë dhe kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi, ka folur për mundësinë e pjesëmarrjes së tij në Kupën e Botës 2030.
Pavarësisht se vëmendja aktuale është te turneu që po zhvillohet, sulmuesi argjentinas është pyetur për të ardhmen e tij dhe nëse planifikon të jetë pjesë e Botërorit të vitit 2030.
Messi është përgjigjur me kujdes, duke theksuar se aktualisht nuk po mendon për një skenar kaq të largët.
“Nuk e di. Sinqerisht, tani për tani nuk po mendoj fare për këtë. Më duket paksa e largët. Por, siç e kam thënë edhe më parë, unë jetoj momentin dhe jam plotësisht i përqendruar në të tashmen”, ka deklaruar Messi.
Kupa e Botës 2030 do të zhvillohet në tre kontinente, ndërsa ndeshjet hapëse do të zhvillohen në Amerikën e Jugut. Nëse Messi do të ishte pjesë e këtij turneu, ai do të ishte 43 vjeç.



