A do të luajnë Rrahmani e Korenica, përgjigjet Gliha
08 shtator 2023
| 19:12
Përzgjedhësi i Përfaqësues së Kosovës, Primozh Gliha ka folur edhe për mundësinë që në formacion të ketë ndonjë befasi dhe inkuadrim të lojtarëve të rinj si Albion Rrahmani e Meriton Korenica.
Ai nuk ka preferuar të jep detaje lidhur më formacionin kundër Zvicrës.
“Ata janë të ri, por janë të mirë dhe kjo është e rëndësishme. Përgjegjësia është shumë e madhe për ta në një ndeshje ndaj një kundërshtari të fortë si Zvicra. Të shohim cilat do të jenë vendimet, kemi disa probleme me lëndime. Nuk mund të flasë më shumë rreth formacionit, por mund të them se do të jetë e vështirë për të gjithë ata që do të luajnë”, ka thënë Gliha.



