A do të shkojë Kosova në zgjedhje? Kështu përgjigjet Kurti

07 nëntor 2022 | 16:13

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk do të ketë zgjedhje nacionale, përveç zgjedhjeve në komunat me shumicë serbe në të cilat kryetarët serbë kanë dhënë dorëheqje.

Kurti në një konferencë për media, ka thënë se vitin e kaluar janë mbajtur zgjedhjet lokale dhe nacionale, dhe se i vjen keq që në komunat ku kanë dhënë dorëheqje kryetarët nga Lista Serbe do të shkojnë në zgjedhje.

“Zgjedhjet janë mbajtur edhe nacionalet, edhe lokalet vitin e kaluar. Sivjet janë mbajtur zgjedhjet edhe në Lëvizjen Vetëvendosje. Janë kryer zgjedhjet. S’ka zgjedhje më”.

“Por më vjen keq që tash do të na duhet të mbahen zgjedhje në komunat ku po dorëhiqen kryetarët e komunitetit serb. Ata kanë mundur ta vazhdojnë mandatin e tyre, por këto dorëheqje qartazi po shpien drejt zgjedhjeve në ato komuna”, ka thënë kryeministri Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për herë të parë, kryeministri Albin Kurti ka folur haptas…