
A do t’i pajtojë Gani Geci Lushtakun e Lladrovcin? Ramiz Lladrovci: Ai s’mund të hyjë kurrë në mesin tonë
26 korrik 2025
| 21:35
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka hapur dyert e shtëpisë për emisionin “Weekend” të Klan Kosova.
Gjatë intervistës, ai u pyet rreth raportit të tij të tensionuar me bashkëpartiakun e tij, Sami Lushtaku, dhe se a do të mundte Gani Geci t’i pajtonte, pasi ai është paksa i njohur për këto “mesele”, transmeton Klankosova.tv.
“Jo. Edhe me dasht m’u pajtu, pajtohem vetë, nuk ka nevojë për zotin Geci, dhe absolut ai në mesin tonë nuk ka mundësi me hy asnjëherë”, tha shkurt Lladrovci.
Ai shtoi se ka persona të tjerë që mund t’i pajtojnë që të dy, duke përmendur këtu ish-presidentin Hashim Thaçi.