
A e harroi ministrja Gërvalla flamurin e Amerikës?
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në llogarinë zyrtare në “Facebook”, ka publikuar fotografitë nga takimet e sotme që Matthew Palmer bashkë me Miroslav Lajcak kanë pasur me udhëheqësit e institucioneve të Republikës së Kosovës.
Të gjitha fotografitë e publikuara në faqen e ambasadës janë nga takimet brenda, përveç asaj të kryediplomates Donika Gërvalla. Fotografinë e takimit me Gervallën e kanë publikuar të realizuar jashtë meqë aty kishte flamur amerikan, për dallim nga tryeza brenda, ku shihet vetëm flamuri i Bashkimit Evropian, ani pse në tryezë është edhe përfaqësuesi amerikan, Matt Palmer.
Megjithatë nuk dihet pse ka ndodhur një gjë e tillë. Gazeta Express ka dërguar pyetje në adresë të ministres Gërvalla, se pse s’ka pasur flamur brenda në tryezën e takimit, por kjo e fundit nuk s’ka kthyer ndonjë përgjigje.
Në faqen zyrtare të MPJ-së në “Twitter” janë publikuar të dy fotografitë, njëra jashtë ku shihet flamuri amerikan, dhe foto tjetër brenda ku shihet vetëm flamuri i Bashkimit Evropian.
Zëvendës Ndihmësi i Sekretarit Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer dhe Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak, gjatë ditës janë takuar me liderët e shtetit të Kosovës. Palmer dhe Lajçak takuan edhe presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin.