A është ky ‘thumb’ i deputetit të VV-së për Kurtin: Në vend të rrenave të hijshme, duhet ta tregojmë të vërtetën

29 mars 2023 | 23:08

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmanit, mund të mos i ketë pëlqyer paraqitja e sontme e kryeministrit Albin Kurti në Debat Plus të RTV Dukagjinit, paraqitje kjo që u përcoll me disa momente të tensionuara mes tij dhe gazetarit të emisionit.

I njohur për kritikat ndaj shefit të tij të partisë, me t’u kryer intervista, Rrahmani zgjodhi të publikojë një shkrim në llogarinë e tij në Facebook, që lehtësisht mund të shihet si ‘thumb’ ndaj Kurtit, përcjell gazeta online Reporteri.net.

Pa e ditur saktësisht nëse po flet për diçka specifike, deputeti i VV-së duket se po sugjeron që Kurti, në vend të “rrenave të hijshme”, popullit t’ia tregojë të vërtetën.

“Unë besoj se popullit, në vend të rrenave të hijshme, duhet t’ia tregojmë të vërtetën, pavarësisht sa e shëmtuar të jetë ajo”, ishte shkrimi që publikoi Rrahmani, e thënë nga filozofi dhe shkrimtari boshnjak, Alija Izetbegoviç.

“E çfarë mund të bëjmë, fati nuk ka qenë i mirë me ne; por, me ndihmën e Zotit, ne do të kemi sukses”, vazhdon shkrimi.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë intervistës së tij në RTV Dukagjini ndër të tjera foli për marrëveshjen me Serbinë për normalizim të raporteve, dyvjetorin e qeverisjes së tij, si dhe inflacionin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka vazhduar me kritika për…