“A i bëre përsëri buzët?” Ish-konkurrentja e “Për’puthen” flet hapur: Thjesht më ka…

10 shtator 2021 | 13:20

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Ana Kauri, e ka treguar publikisht se ka bërë ndërhyrje në hundë dhe në buzë, gjatë kohës që ishte prezente në emisionin e dashurisë.

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Ana Kauri, ka qenë gjithmonë e drejtpërdrejtë me fansat e saj. Ajo nuk ngurroi që t’u tregonte ndjekësve ndërhyrjet që ka bërë në fytyrën e saj.

Teksa ishte brenda në emision, Ana bëri ndryshimin e parë. Ajo bëri një ndërhyrje në buzë, e kjo u dallua menjëherë. Më pas, Kauri bëri një ndryshim edhe në hundë, për të cilën bëri disa postime në rrjetet sociale.

Një ditë më parë, ajo vendosi të zhvillojë një bisedë virtuale me ndjekësit në ‘Instastory”, të cilët i bënë pyetje nga më të ndryshmet. E një fanse ishte kurioze që të dinte më shumë rreth buzëve të saj.

“A i bëre përsëri buzët? Nëse po një foto të lutem”, i shkruan fansja, të cilës Ana i është përgjigjur përmes një video ku tregonte se nuk ka bërë asnjë ndryshim tjetër.

“Jo, nuk i kam prekur më buzët, thjesht më ka ikur filleri (mbushësi)”, përgjigjet ish-konkurrentja e “Për’puthen”.

“A i bëre përsëri buzët?”/ Ish-konkurrentja e“A i bëre përsëri buzët?”/ Ish-konkurrentja e“A i bëre përsëri buzët?”/ Ish-konkurrentja e“A i bëre përsëri buzët?”/ Ish-konkurrentja e“A i bëre përsëri buzët?”/ Ish-konkurrentja e“A i bëre përsëri buzët?”/ Ish-konkurrentja e“A i bëre përsëri buzët?”/ Ish-konkurrentja e“A i bëre përsëri buzët?”/ Ish-konkurrentja e

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reprezentuesi i Kosovës në futboll, Milot Rashica është zgjedhur futbollisti…