A ishte gjithçka me plan? Rusisë i vjen përfitimi i parë financiar nga tërheqja e trupave

15 shkurt 2022 | 12:07

Pas njoftimit të një zyrtari rus se një pjesë e trupave ruse do të largohen nga zonat kufitare nga Ukraina, efekti i lajmit është paraqitur menjëherë në tregjet ndërkombëtare.

Televizioni “BBC” ka raportuar se tregjet janë qetësuar pas lajmit për tërheqjen e një pjese të forcave ruse nga zona kufitare.

Nga ky njoftim duket se ka përfituar menjëherë edhe Rusia. Vlera e rublës ruse shënoi rritje në raport me dollarin amerikan dhe euron.

“Mungesa e veprimit ushtarak në kufirin ukrainas dhe shenjat për gatishmëri për të biseduar duken të mjaftueshme për t’i qetësuar nervat e tregut”, ka thënë Michael Leister, udhëheqës i strategjisë për shkallë të interesit në bankën gjermane, “Kommerzbank”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë, Igor Konashenkov, ka thënë se disa njësi ushtarake do të largohen nga zona kufitare me Ukrainën pas “përfundimit të misionit të tyre”.

Megjithatë, Konashenkov ka thënë se disa ushtrime janë ende duke vazhduar. “Forcat e Armatosura Ruse janë duke vazhduar një varg ushtrimesh të gjera për ushtrime operacionale të trupave dhe forcave. Praktikisht, të gjitha distriktet dhe flotat ushtarake dhe parashutistët janë duke marrë pjesë”, ka thënë zëdhënësi rus.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paris Saint Germain dhe Real Madrid vihen përballë njëra-tjetrës në…