
A je në tokë të bukës o Albin Kurti
Për rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore ka reaguar edhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj.
Ai ka kërkuar nga Albin Kurti të reagojë në lidhje me këtë situatë ose të lëshojë rrugë.
“Vepro ose lësho rrugë Albin Kurti. A je në tokë të bukës o Albin Kurti. Kush është ka ta saboton shtetin?! A po sheh se matrapazët po ta godasin popullin. Një litër vaj brenda natës po të shtrenjtohet gati dyfish!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”, raporton “Epoka e re”.
Haradinaj ka parashtruar një pyetje për kryeministrin.
“A je edhe ti pjesë e këtij skenari, apo je shndërruar në “komisar për moral”! Zgjohu o Kryeministër e kryeje detyrën që ta ka dhënë populli, ose lësho rrugë. A po e sheh se është ka soset durimi!”, ka shkruar Haradinaj.
Në Kosovë vazhdojnë të rriten me të madhën çmimet, në të gjithë artikujt ushqimor.
Brenda 24 orëve janë rritur çmimet 100 për qind.
Dje një litër vaj ishte 2.29 euro, ndërsa sot 3.49 euro.
Ndërkaq në disa markete të mëdha nuk gjendet as miell.
Alarmante: Sot një litër vaj 3.49 euro