A ju kujtohet kjo pikturë e Kamber Kamberit?
Ish-studenti i viteve ’80, Faruk Tasholli, ka publikuar së fundi një fotografi të një nëne që përkund fëmijën në djep. Ai tregon se këtë imazh po e sjell para publikut sot, por se në vitin 1984 gazeta studentore e atëhershme “Bota e re” e kishte botuar si ilustrim të kalendarit për Vitin e Ri. Piktura ishte realizuar nga studenti i atëhershëm i letërsisë, Kamber Kamberi.
Tasholli shkruan:
“E botuam si ilustrim te kalendarit për Vitin e Ri 1984 në gazetën studentore ‘Bota e re’ të Prishtinës, në një kohë kur politika nga Beogradi e kishte shndërruar natalitetin e fëmijëve në Kosovë në tabelë qitjeje. Aq mund të kundërshtonim atëherë. Pas shumë vitesh, dje e takova Kamberin në një manifestim letrar në Gjilan, dhe më tha se nuk e kishte më pikturën. I ishte djegur bashkë me shtëpinë në Stubëll të Gjakovës gjatë luftës. Kur u ktheva, në arkivin tim e gjeta kalendarin dhe po e publikoj edhe për ju.”



