A ju kujtohet Sheherzadja? Ka ndryshuar komplet pamjen e saj

22 prill 2024 | 14:41

Berguzar Korel u bë e famshme me rolin e Sheherazades në serialin “1001 net”, ku rrëmbeu zemrat e publikut në mbarë botën.

Historia e saj e dashurisë nga ekrani i vogël u transferua në jetën reale, ndaj prej 15 vitesh jeton një përrallë me kolegun e saj Halit Ergents, por ndërkohë pamja e Berguzar Korelit ka ndryshuar shumë, ndaj sot askush nuk do ta njihte.

Aktores i pëlqen të eksperimentojë me flokët dhe ngjyrën e flokëve, ndaj ishte edhe flokëkuqe edhe me flokë të zeza dhe tani ka vendosur që ka ardhur koha për një transformim të plotë.

Gjegjësisht, fotot e fundit që janë shfaqur në Instagramin e saj e mbështesin këtë, pasi bukuroshja Sheherazade tashmë i është bashkuar klubit të biondeve.

Përveç ndryshimit të ngjyrës së flokëve, ajo ka bërë edhe një prerje flokësh, ndaj tani ka një model flokësh të vërtetë “burrëror” që i shkon shumë me nuancën e re.

Meqë ra fjala, aktorja dramatike tani është duke punuar për një projekt të ri, serialin e ri kriminal “Dilema” në të cilin ajo luan personazhin kryesor.

Koha do të tregojë nëse look-u i ri i Berguzar Korel është i nevojshëm për xhirimet apo dëshira e saj ishte të bënte një transformim të plotë.

Një gjë është e sigurt, çfarëdo floku dhe ngjyra e flokëve që ka, ajo ruan gjithmonë feminitetin dhe rafinimin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Frenki de Jong do të mungojë në gjashtë ndeshjet e…