A ka guxim Albin Kurti të mos e kandidojë për deputet Fatos Gecin, pas deklaratave skandaloze?
Partitë politike po bëhen gati për zgjedhje. Sigurisht, në mesin e të gjitha përgatitjeve, më së shumti fokus ka lista për deputetë.
Lëvizja Vetëvendosje duke qenë në koalicion me Listën Guxo dhe Alternativa, u detyrua të kandidojë edhe figura kontraverse si Fatos Geci.
Ky i fundit, brenda pak ditësh, ka lëshuar dy deklarata skandaloze për Hashim Thaçin dhe krerët e UÇK-së në Hagë.
Të parën e dha në Kuvendin e Kosovës, kurse të dytën e shkruajti në rrjete sociale.
“Mire qe koke pergadit se tash me 19 maj lidhesh per krjet jeten”, ka shkruajtur ai.
“Sot, dua të përshëndes vendimin e gjykatës për burgim të përjetshëm ndaj Naim Murseli. Dhe ju (duke iu drejtuar deputetëve të PDK-së) që shpresoni se lideri juaj suprem do të lirohet, do ta përcjellë i njëjti fat. Por, edhe nëse lirohet ai nuk ka kurrfarë kredibiliteti përball Albin Kurtit”, deklaroi Geci në Kuvend para disa ditësh.
Këto deklarata nga një deputet analfabet, që duket se nuk di mirë shkrim dhe lexim, kanë nxitur reagime të mëdha.
Mbetet të shihet nëse Albin Kurti, i njohur për bindjet e tij patriotike, do të ketë guxim të mos e kandidojë për deputet Fatos Gecin. Apo, nëse Geci do të jetë në një listë me Shqipe Selimin, bashkëshorten e Rexhep Selimit që gjithashtu në Hagë.
Kurti i pyetur për deklaratat e Fatos Gecit ditë më parë, ka thënë se ky i fundit nuk është pjesë e Vetëvendosjes. Megjithatë, duke qenë se ai garon në listën e VV-së, është me rëndësi të shihet se cili do të jetë veprimi i Kurtit.
“Tashmë kjo ka ndodhur nga kryetarja e grupit parlamentar të VV-së, ju e dini qëndrimin tonë për Gjykatën Speciale, që është gjykatë jonormale, ne jemi të bindur për drejtësinë e luftës çlirimtare të popullit të Kosovës, dhe në pafajësinë e katër krerëve që po mbahen padrejtësisht në Hagë. Ndërkaq në anën tjetër, ju ishit dëshmitarë që kryetarja e Kuvendit, ia tërhoqi vërejtjen, ia ndërpreu fjalën deputetit, edhe për shkak të gjuhës dhe komentit. Unë jam vetë kryetar i VV-së, dhe vetëm kryeministër i Kosovës. Nuk jam kryetar i naj komisioni disiplinor, aq më pak për dikënd që i përket tjetër kujt”, tha Kurti.
E për qëndrimet e shefes së Gecit, Donika Gërvallës, ato dihen. Dikur, ata që janë në Hagë i quante vrasës, e theksonte se do të dërgonte edhe dosje.



