A ka krisje mes Vjosa Osmanit e Gërvallës: Jemi shumë ok

25 gusht 2025 | 22:19

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është e ftuar në “Pressing” të T7. Ajo është pyetur për raportet me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani.

“Raportet nuk maten me sa herë pinë kafe me një person”, tha Gërvalla, duke shtuar se “raportet janë në rregull”.

Ajo u pyet nëse presidenca ka pranuar emrat e propozuar nga Ministria e Jashtme për ambasadorë.

“Po janë dy emra të ambasadorëve që janë pranuar në më pak se një vit”, tha Gërvalla.

“Presidentja Osmani sa herë pajtohet i thoni notere e Kurtit, e kur nuk pajtohet thoni janë prishur raportet”, tha Gërvalla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika…