
‘A ka marrëveshje?’, Kurti pa përgjigje për takimin me Limajn
21 korrik 2025
| 10:51
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk ka dhënë detaje nëse ka arritur ndonjë marrëveshje me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
I pyetur nga gazetari i “Klan Kosovës” nëse ka ndonjë marrëveshje me Nismën, Kurti nuk e hapi gojën fare.
Njëjtë ka vepruar edhe kur është pyetur nëse do të kthehet votimi i hapur.